Hajdarmataj, kandidon për në SPAK

schedule17:03 - 5 Shkurt, 2019

schedule 17:03 - 5 Shkurt, 2019

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj është aplikanti më i fundit për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, të njohur si SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi dorëzimin e aplikimit nga Hajdarmataj.

Deri më tani, ai është i 14-ti në radhën e prokurorëve, që pretendojnë të bëhen pjesë e strukturës që pritet të hetojë politikanët dhe zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion, apo në krimin e organizuar.

Sipas vendimit të KLP, data e fundit e paraqitjesë së kërkesave për në SPAK është 7 Shkurti, ndërsa struktura në fjalë pritet të përbëhet nga 15 prokurorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!