Hajdari shoqëron të bijën në ditën e parë të shkollës: Mësuesit mund të ndryshojnë botën

schedule10:18 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 14 Shtator, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka shoqëruar të bijën në ditën e parë të shkollës. Teksa ka postuar një foto krah saj, Hajdari i uron suksese fëmijëve, duke veçuar ata që ulen në banka për herë të parë.

Hajdari citon aktivisten Malala Yousafzai duke theksuar se mësuesit mund të ndryshojnë botën nëse i edukojnë fëmijët ashtu si duhet.

“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.

Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë.
Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”

Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë.

Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit.

Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!