Hajdari: Qumështi që vjen nga Serbia shitet më lirë se ai që prodhohet në Shqipëri, duhet riorganizim

schedule21:45 - 6 Tetor, 2021

schedule 21:45 - 6 Tetor, 2021

Kryeinspektori i Përgjithshëm pranë kryeministrisë Shkëlqim Hajdari tha në studion e emisionit Bardh a Zi në ABC, se kriza që po prek vendin tonë duhet të na shtyjë për të parë një mënyrë tjetër të organizimit të ekonomisë shqiptare. Ai mori si shembull çmimit e qumështit që prodhohet në Shqipëri që sipas tij shitet më shtrenjtë se ai që vjen nga Serbia, kur në fakt theksoi se do duhet të ishte e kundërta.

“Shqipëria me gjithë hapat që janë bërë, kjo krizë që duhet në horizont duhet të na bëjë të reflektojmë për të parë një mënyrë tjetër të organizimit të ekonomisë shqiptare. Qeveria e Shqipërisë duhet të shikojë masa më të mëdha për fermerët që qumështi që vjen nga Serbia të jetë më shtrenjtë se i fermerëve tanë.

 Ndërkohë që sot është e kundërta. Nuk kemi mënyrë tjetër, veçse çmimet të jenë rentabël. Gjatë këtyre 8 viteve një pjesë e Bujqësisë shqiptare është subvencionuar me karburant”, tha Hajdari.

Ai theksoi se duhet krijuar një politikë mbështetëse për fermerin që e orienton atë për produktet që duhet të mbjellë në varësi të zonave të prodhojnë kultura të caktuara.

“Nisur nga kjo krizë duhet të krijojmë politika mbështetëse për qytetarin. Them që jemi në ekonomi të lirë tregu. Ne mund ta stimulojmë. Perimet dihet që bëhen në Myzeqe. Por nuk mund të mbjellin qepë sepse mbillet diku tjetër. Patatet pse të mbillen në Lushnje, kur ato mbillen në Kukës”, u shpreh ai. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!