Rudina Hajdari ka dhënë prononcimin e saj pas mbledhjes së tryezës politike për Reformën Zgjedhore. Deputetja i është rikthyer edhe njëherë çështjes së sistemi zgjedhor me lista të hapura, të cilat do të diskutohen më 6 mars..
Po ashtu, Hajdari ironizoi manifestimin e presidentit Ilir Meta, teksa tha se duhen hapa konkretë dhe jo ulërima në shesh.
“Unë dua të vazhdoj të theksoj se vendosmëria ime dhe e opozitës parlamentare vazhdoh. Sugjeroj fort që edhe partitë e tjera politike ta marrin seriozisht këtë iniciativë se nëse do flasim sot për të shprehur vullnetin tonë politik për të shprehur vullnetin e qytetarëve, duhet të bazohemi te neni 2 i Kushtetutës. Nëse do vazhdojmë me këtë lloj retorike nuk mjafton që të dalim nëpër sheshe dhe të ulërasim, por të bëjmë hapa konkretë që kanë të bëjnë me hapjen e listave. Deformimi që ka ndodhunr në marrëveshjen e 2008 ka favorizuar dy partitë kryesore. Ne duhet të vazhdojmë përpara dhe ti themi shqiptarëve se jemi këtu për ta”, tha Hajdari. /abcnews.al