Analisti Ylli Dylgjeri në një postim në rrjetet sociale ka komentuar daljen e gjyqtares Fatmira Hajdari para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në seancën e sotme dëgjimore Hajdari doli me probleme në deklarimin e pasurisë. Ndërkohë, në postimin e tij, Dylgjeri nuk kursen ironinë, teksa thotë mes rreshtash se si ai dhe Fatmira Hajdari e nisën nga “Qytet Studenti” 30 vite më parë.
“Nuk kanë konstatuar asnjë hezitim timin për të mbështetur këtë thirrje që dilte nga goja e rinisë dhe e Azem Hajdarit. Më tej, mu desh të kontribuoja ne vitet qe do vinin për të realizuar thirrjen. Por ishte e kotë…Familja Hajdari vrapoi, manovroi, heroizoi…I ra me fort çekiçit! Kaluan 30 vite dhe nëna Hajdari tashmë zotëron një pasuri marramëndse”, shkruan Dylgjeri.
LEXO EDHE: Fatmira Hajdari përlotet para KPK: Më vratë në 26 janar, çfarë ndodhi me vizën amerikane
Postimi i plotë:
Nëna ime dhe nëna e Hajdarit
Nëna ime Minja, pensioniste, sot dergjet e sëmure në shtrat nga skleroza. Ka punuar 40 vite në sistemin e kaluar dhe sot ka mbi 30 vite në pension. Trashëgon familjen, 2 vajza e 1 djalë e plot nipër e mbesa.. Bashkë me familjen trashëgon nga sistemi edhe 2 dhoma e 1 guzhinë. Plot 56 metra katror…
Ne Vitet 90, kur te birin e zgjuan nje nate në të gdhirë,
Ajo u tremb nga zhurmat që vinin nga qyteti Studenti. Më kërkuan në alarm, te shkoja edhe unë aty. Ishin ngritur studentet në revoltë! Kerkonin liri, bararazi, demokraci. Studentët i printe një djale Tropoje. Azem Hajdari i thërrisni shokët. Çishte ky?I panjohur! Më vonë mësova nga një katalog të dhënash që nxirrte Kuvendi i Shqipërisë se Azem Hajdari ishte me profesion stilist lekurësh. Po ashtu edhe e shoqja. Qepnin këpucë, rripa, këllef revolesh etj…
Isha mes turmës. Me thirrjet e Azemit në goje: Ta bëjme shqipërinë si gjithë europa u gdhiva aty atë natë dhjetori…U gdhiva më vonë edhe netë e ditë të tjera. Punoja në gazetë. Unë me laps në dorë e ajo më pas me çekiçin e drejtësise në dorë.
Isha dakort me to. Po, po, kolegët janë gjallë dhe më kane vërejtur në qendrimet. Nuk kanë konstatuar asnjë hezitim timin për të mbështetur këtë thirrje që dilte nga goja e rinisë dhe e Azem Hajdarit. Më tej, mu desh të kontribuoja ne vitet qe do vinin per te realizuar thirrjen. Por ishte e kote…Familja Hajdari vrapoi, manovroi, heroizoi…I ra me fort çekiçit! Kaluan 30 vite dhe nëna Hajdari tashmë zotron një pasuri marramëndse:
12 apartamente, truall, e njësi shërbimi…etj. Kështu doli nga Komisioni i verifikimit të pasurisë.
Si ka mundësi? Nga qyteti Studenti u nisëm:
nje Fatmirë e një fatkeq!
I menduar kthehem në shtëpi të shoh sërisht nënën time që e kam lëne në gjumë nga ilaçet e sëmundjes.
Në derë shoh nje copë letër me një numer telelefoni me shënimin e Postierit.
I bie numrit. Postieri më thotë: Pensionin i plakës!
/abcnews.al