Hajdari-opozitës: Listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik, jepini ok propozimit tim

schedule16:25 - 17 Korrik, 2020

schedule 16:25 - 17 Korrik, 2020

Rudina Hajdari ka reaguar për propozimin e opozitës që ndryshimet kushtetuese të diskutohen në Këshillin Politik.

Deputetja shprehet se listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare, pasi sipas saj opozitarët e kishin mendjen tek tenderi i biometrikes.

Handari thekson nës ekanë ndryshuar mendje duhet të japin “ok” për propozimin e saj.

Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nese kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët.

Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan  ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre”, shprehet Hajdari.

Më herët, sot kryeministri iu përgjigj ftesës së opozitës së bashkuar për t’i diskutuar ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor në Këshillin Politik.

Rama ka shkuar se është dakord me Metën për t’u kthyer në këtë këshill për bisedime. Në postimin e tij, kryeministri shkruan se Partia Socialiste nuk ka asnjë obligim ndaj PD-së dhe LSI-së përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën, thotë ai, do ta mbështesë deri në fund. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!