Hajdari vlerëson Manastirliun: Kryeministri tallet, po hyjmë në një fazë depresioni shoqëror

schedule12:10 - 30 Prill, 2020

schedule 12:10 - 30 Prill, 2020

Deputetja Rudina Hajdari në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë ëhstë shprehur se qeveria nuk ka një plan  të qartë të menaxhimit të situatës.

Hajdari është shprehur se edhe Kosova ka një plan menaxhimi për mbrojten e jetës së qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit. Ajo ka akuzuar kryeministrin Edi Rama që po tallet me popullin dhe merr vendime duke folur me veten.

Ndër të tjera deputetja Hajdari u ka bërë thirrje deputeteve të mazhorancës që të solidarizohen me situtaën dhe të mos bëjnë lavde kryeministrit.

Masat që vijnë nga ekzekutivi janë masa që të vjen për të qarë. Kemi një ekzekutiv që vetëm po abuzon e gjendjen aktuale, dhe do ti përgjigjet popullit në datën e zgjedhjeve. Do ti përgjigjet qytetarëve për ndryshimet e pakuptimtë të fashave të orareve një ditë po, një ditë jo me monologët e tij pa sens. Këto njerëz dinë ta ndajnë shapin nga sheqeri, ai kryeministër që sot tallet dhe bën video duke i marrë në pozicione të ndryshme duke sharë lart e poshtë po dërgon energjinë negative në popull. Ne kërkojmë sa më shumë solidaritet.

Unë përshëndes fjalën e ministres së Shëndetsisë që me të vërtetë kanë bërë një punë të mirë, ju përshëndes për punën që keni bërë nuk na kushton asgjë po por kur kemi një kryeministër që teston zotin Beqaj sot dhe thotë të ulim pensionet atyre njerëzve që po vuajnë më shumë se kurrë, atëherë ajo është fytyra e qeverisë shqiptare sot. Ju nuk duhet të mbyllni gojën dhe të thoni të vërtetën, të solidarizoheni me situatën dhe të mos bëni lavda ndaj kryeministrit.

Po hyjmë në një fazë depresioni shoqëror dhe ende mungon akoma një paketë ekonomike siç kanë bërë vendet e tjera kemi vetëm një paketë për shtresat sociale. Kemi një recesion ekonomik që do e pakuajnë për vite me radhë. Edhe masat lehtësuese që janë marrë sot po të shikosh janë  në një gjendje të mjerueshme pasi nuk merret parasysh se konsumatori nuk ka lek të shpenzojë”, është shpehur Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!