“Hajd udha e mbarë”, Manjani reagon për largimin e Borchardt nga Shqipëria: Një virus më pak!

schedule07:40 - 26 Gusht, 2020

schedule 07:40 - 26 Gusht, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për largimin nga Shqipëria të Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manjani shkruan se tashmë në Shqipëri do të ketë një virus më pak.

“Në shtator prisnim të na ikte COVID, por po na ikën Borchardt. Hajd udha e mbarë, një virus më pak”, shkruan Manjani, teksa vendos edhe një emoji, ku tregohet gishti i mesit.

Ky reagim vjen, pasi një ditë më parë ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt dha lajmin se do të largohet nga Shqipëria më 2 Shtator, pasi i mbaron mandati.

Borchardt ka pasur disa momente të vështira gjatë ushtrimit të detyrës në Shqipëri dhe është shpallur “non grata” nga presidenti Ilir Meta.

Gjatë një shëtitje me gruan e tij, ambasadori u përball me banorët e Unazës së Re që kundërshtonin prishjen e shtëpive të tyre.

Ai u fotografua duke i treguar gishtin e mesit banorëve, gjest që i kushtoi shumë sa i përket opinionit publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!