Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hagë, vijojnë dëshmitë pro Thaçit/ Jock Covey, informacione mbi sulmet në stacionin policor serb në 1997

schedule12:40 - 1 Tetor, 2025

schedule 12:40 - 1 Tetor, 2025

James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit special të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Bernard Kouchner, ka deshmuar edhe kete te merkure perpara Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me informaconet e tij për aktivitetet dhe mënyrën e funksionimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ai po dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve tjerë të UÇK-së.

Ai u pyet nëse kishte pasur dijeni që UÇK-ja kishte nisur një sulm të sinkronizuar me granatahedhës ndaj stacioneve policore serbe në shtator të vitit 1997.

“Po përpiqem të kuptoj ku kam qenë në atë kohë, mund të kem pasur dijeni”, tha fillimisht ai.

Covey mohoi kur u pyet nëse e dinte se kush i kishte sjellë granatat në Kosovë një muaj para sulmeve.

Një prokurore shfaqi po ashtu një pjesë nga një intervistë e Rexhep Selimit, të vitit 2003, duke cituar pjesë nga ajo.

Selimi, siç citoi prokurorja, kishte thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin sjellë mortaja dore në Jabllanicë në gusht të ’97-s.

Covey tha se s’i kujtohej ajo ngjarje.

Në ditën e dytë të dëshmisë, në sallën e gjyqit u komentua nder te tjera edhe një libër i botuar në vitin 2005, në të cilin ish-zëvendësi i Bernard Kouchnerit ishte bashkautor. Këtë libër për të cilën prokurorja pati disa pyetja drejt Covey, ky i fundit e ka përdorur si referencë për 15 vitet e kaluara ku ka dhënë mësim ku pohohej se si shefi I tij dhe gjenerali i pari i KFOR ne Koosve Mike Jackson kishin marredhenie te mira me njeri tjetrin.

Diplomati amerikan ka luajtu rolin e zëvendësit te kryeadministratorit të UNMIK ne Kosovë, Bernard Kouchner dhe eshte e katerta pas asaj te James Rubin, Paul Ëilliams dhe John Duncan./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!