Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Hagë të Holandës. Nga shpërthimi është shkatërruar tërësisht pjesa ballore e një ndërtese tre kateshe banimi, ndërsa duket se të paktën 3 apartamente janë rrënuar plotësisht.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat dy persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Ndërkaq vijojnë kërkimet nën gërmadhat e ndërtesës së shkatërruar, pasi nuk dihet nëse ka persona të tjerë të mbijetuar apo viktima.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. /abcnews.al