Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Haga” vendos: Thaçi të hënën del para Gjykatës

schedule13:00 - 6 Nëntor, 2020

schedule 13:00 - 6 Nëntor, 2020

Gjykata Speciale, ka njoftuar se më 9 nëntor në orën 15:00, Hashim Thaçi do të paraqitet në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Lajmi u komunikua nga zyra e Prokurorit Special ku bëhet me dije se paraqitja e parë, e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, do të mbahet në seancë publike.

Kujtojmë se aktakuza e ngarkon Thaçin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e publikuar nga Specialja- lexo këtu

Njoftimi:

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit në çështjen e Prokurorit të Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më 9 nëntor në orën 15:00, do të mbahet paraqitja e parë e Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!