“Haga”, kur do të mbahet seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

schedule19:50 - 3 Shkurt, 2021

schedule 19:50 - 3 Shkurt, 2021

Seanca e radhë  në Hagë për çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexheo Selimit dhe Jakup Krasniqit është vendosur të mbahet më 11 shkurt.

Seanca pritet do të fillojë në 11:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për krime që dyshohet  se janë kryer në disa qendra gjatë viteve 1998-1999.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!