Hachiko, 100 vjet nga lindja e qenit më besnik në botë

schedule09:35 - 3 Korrik, 2023

schedule 09:35 - 3 Korrik, 2023

Hachiko është qeni më i famshëm në botë dhe është simbol i përkushtimit, miqësisë, dashurisë dhe besnikërisë absolute. Hachiko lindi më 10 nëntor 1923 në qytetin Odate, Japoni.

Historia e tij unike është treguar në faqet e librave dhe më pas në kinema. Është historia tronditëse e Akitës më të famshëm, i cili vazhdoi të priste deri në fund të jetës zotërinë e tij, e cila ndërroi jetë nga një hemorragji cerebral, në një stacion treni në Japoni.

“Qentë Akita janë të qetë, inteligjentë, të guximshëm dhe të bindur ndaj zotërinjve të tyre ,” tha Eietsu Sakuraba, autor i një libri për fëmijë për Hachiko.

“Nga ana tjetër, ata janë kokëfortë dhe të kujdesshëm ndaj të huajve”.

Në vendin ku ai priste, jashtë stacionit Shibuya në Tokio, është krijuar një statujë bronzi. Historia e tij mësohet në çdo shkollë në Japoni si një shembull i miqësisë, përkushtimit dhe besnikërisë maksimale.

“Hachiko përfaqëson ‘qytetarin ideal japonez’ me ‘përkushtimin e tij të padiskutueshëm ‘,” tha Christine Yano, një profesore në Universitetin e Havait.

Këtë vit, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh.

E pyetur nga BBC nëse ai do të vazhdojë në 100 vitet e ardhshme të mbajë titullin e mikut më besnik në botë, Christine Yano përgjigjet pozitivisht sepse “heroizmi i Hachiko” është i përjetshëm.

“Edhe në njëqind vitet e ardhshme, kjo dashuri e përkushtuar pa kushte do të mbetet e pandryshuar dhe historia e Hachikos do të jetojë përgjithmonë” tha ajo.

Rikujtojmë se më 8 mars 1935, kalimtarët e gjetën Hachikon në një rrugicë pranë stacionit Shibuya.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!