Haaland shpenzoi 500 mijë € për 6 orë në Mykonos? Vjen reagimi: Lajme të rreme!

schedule17:48 - 26 Qershor, 2021

schedule 17:48 - 26 Qershor, 2021

Erling Haaland ka tërhequr vëmendjen sërish, këtë herë jo me gola. Bomberi i Borussia Dortmund po shijon pushimet luksoze në ishullin e famshëm grek, Mykonos.

Pak ditë më parë u shfaqën disa pamje ku sulmuesi i Borussia Dortmund kërcen dhe harbohet në një restorant, nën shoqërinë e Riyad Mahrez, lojtarit të Manchester City.

Sot u raportua lojtari ka shpenzuar jo pak, por 500 mijë euro për 6 orë në një restorant me miqtë e tij. Jo vetëm kaq, por thuhej se kishte lënë edhe 30 mijë euro bakshish për stafin.

Një shumë mjaft e larftë, edhe pse përfitimet e sulmuesit norvegjez te Borussia Dortmund janë të konsiderueshme. E gjithë kjo zhurmë ka sjellë edhe reagimin vetë Haaland, i cili është i qartë: “Lajme të rreme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!