Për shumë tifozë, Premier League është kampionati më i fortë në botë. Një vlerësim relativ, mbështetur te shijet personale. Por kur flitet për financat, nuk ka dyshim që kampionati anglez është më i pasuri në planet.
Një tjetër konfirmim vjen nga “L’Equipe”. Prestigjozja franceze ka publikuar pagat e lojtarëve në ligat më të madha të Europës, ku ata që luajnë në Premier janë shumë lart kolegëve të tyre.
Në krye të listës së futbollistëve më të paguar në kampionatin anglez është Erlin Haaland.
Sulmuesi i Manchester City, sipas kontratës së rinovuar rishtas, arkëton në llogarinë e tij çdo muaj 2 milion e 151 mijë stërlina, ose 25.8 milion stërlina në vit.
Pas tij qëndron shoku I skuadrës te City, Kevin de Bruyne.
Mesfushori belg vazhdon të fitojë më shumë se 1.7 milion stërlina në muaj, pavarësisht se në këtë sezon ka humbur ndjeshëm shkëlqimin në fushën e lojës.
Në vendin e tretë dhe të katërt në të njëjtin nivel përfitimesh qëndojnë Kasemiro dhe Mohamed Salah.
Mesfushori I Manchester United dhe sulmuesi i Liverpool fitojnë pak më shumë se 18 milion sterlina në vit.
Kjo shifër mund të jetë arsye kryesore që si Kasemiro dhe Salah kanë gjetur të mbyllur dyert e klubeve të tyre për të rinovuar kontratën dhe në fund të këtij sezoni do të largohen.
Pesëshja e parë e lojtarëve më të paguar të Premier League plotësohet me Marcus Rashford.
Sulmuesi anglez është rilindur pas tranferimit te Aston Villa. Por klubi nga Birmingham dhe Manchester United, sipas formulës së huazimit ndajnë përgjysmë pagën prej gati 1.4 milion të tij./abcnews.al