Erling Haaland është një sulmes i mirë kjo nuk ka farë dyshime, por që të jetë edhe një “makineri” golash në një moshë kaq të re, është surprizë.
Sulmuesi i Borussia Dortmund është rikthyer pas një dëmtimi që e la jashtë fushës së blertë më shumë se 1 muaj, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, një dygolësh që tregon të gjitha aftësitë e tij me topin.
Të shënojë gola është gjëja që sulmuesi norvegjez di të bëjë më mirë. Pasi i dha fitoren Borussia Dortmund-it në ndeshjen me Mainz, duke shënuar 2 gola, ai arrin një statistikë aspak normale.
Me 2 golat e shënuar ditën e shtunë ai ka arritur në kuotën e 70 golave me skuadrën e Borussia Dortmund në të gjitha kompeticionet.
Në fakt këtë shifër Haaland e ka arritur duke luajtur vetëm 68 ndeshje. Shifra të rëndësishme këto për një nga lojtarët më të mirë në futboll duke marrë parasysh edhe moshën e re të lojtarit që është vetëm 21-vjeç. /abcnews.al