Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë.
Sipas Transfermarkt, norvegjezi aktualisht vlerësohet në 170 milionë euro. Ai ishte përpara sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe (160 milionë).
Për herë të parë që nga viti 2009, një lojtar i Premier League është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë. Në atë kohë, sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kishte këtë status në Transfermarkt, së bashku me Lionel Messin nga Barcelona.
Në 11 paraqitje në Premier League, Haaland ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 3 asistime.
Mbappe ka 11 gola në 12 ndeshje në Ligue 1 këtë sezon. /G.D abcnews.al/