Haaland “modest”: Jam ende i ri, por mendoj se mund ta fitoj “Topin e Artë” këtë vit

schedule15:00 - 9 Shtator, 2023

schedule 15:00 - 9 Shtator, 2023

Plot 52 gola të shënuar dhe 9 të tjerë të asistuar, në vetëm 53 ndeshje. Ky është bilanci i sezonit të kaluar të “vikingut” të Manchester City, Erling Haaland, i cili me ardhjen e tij në “Etihad”, ngjiti “qytetarët” në majat e futbollit evropian, duke u bërë pjesë kyçe e skuadrës që arriti të fitojë tripletën sezonin e shkuar.

Performanca dhe rezultat të tilla, nuk mund të kalonin pa u vënë re dhe jo më kot, Haaland është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar trofeun e “Topit të Artë” këtë sezon, ku rival direkt do të ketë “pleshtin”, Lionel Messi.

Në një invervistë për “France Football”, agjensia e cila jep dhe trofeun prestigjioz evropian, Haaland është shprehur se mendon vërtetë se ka një shans të madh për të fituar “Topin e Artë”, pavarësisht se është në një moshë shumë të re.

“Unë besoj vërtet në veten time. E di që mund të përparoj ende shumë, jam ende i ri. Por po, mendoj se kam një shans këtë vit”,- u shpreh “bomberi” norvegjez, gjatë intervistës me prestigjiozen franceze. /i.m /abcnew.al