Sulmuesi i talentuar i Borussia Dortmund, Erling Haaland, shënoi 44 gola sezonin e shkuar, një statistikë e shkëlqyer. Pavarësisht kësaj, bomberi norvegjez shprehet se ka shënuar pak dhe sipas tij duhet të kishte realizuar mbi 50 gola.
“Duhet të bëj akoma shumë për t’u bërë një futbollist më i mirë, ky është objektivi im çdo ditë. Duhet të jem më cinik, por edhe të përmirësoj bashkëpunimin me shokët e skuadrës.
E di se çfarë duhet të bëj dhe duhet të punoj për këtë. Rishikoj shpesh golat e mia dhe analizoj detajet që mund të më ndihmojnë të shënoj të tjerë.
Kam rishikuar 44 golat e sezonit të kaluar shpesh dhe mendoj se mund të kisha shënuar edhe më shumë se 50. Nuk dua të dukem arrogant, por është e vërtetë.
Mendoj se ky mentalitet është pozitiv sepse do të thotë se kam potencial. Nuk jam i kënaqur, do të kërkoj të punoj për t’u përmirësuar akoma”, u shpreh Haaland./ abcnews.al