Lojtari më i ri i Borussia Dortmund, Erling Haaland, po pret me padurim që të zbresë në fushën e lojës dhe të luajë për verdhezinjtë. Për më tepër, sulmuesi duket mëse i emocionuar për të luajtur përballë tifozerisë së Borussia Dortmund, me ultrasit që qëndrojnë në “Murin e Verdhë”.
“Mezi po pres që të luaj përpara Murit të Verdhë. Do të jetë një moment shumë i veçantë, kurdo që të jetë. Jam shumë i lumtur që jam transferuar në një klub të tillë dhe me të tifozë të shkëlqyer. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe të gjithë këtu më kanë mirëpritur”, tha Haaland mes të tjerash.
Mundësia e parë e Haaland për të luajtur përpara tifozëve verdhezinjë në Signal Iduna Park, do të jetë të premten në 24 kanar, kur Dortmundi pret Koln. Debutimi në Bundesligë për Haaland, mund të jetë një javë më parë, në transfertë kundër Augsburg (18 Janar).

