Stefan Effenberg nuk i ka pëlqyer diçka të Dortmund. Drejtuesit e verdhezinjve nuk siguruan në merkato një zëvendësues të Erling Haaland, bomberit kryesor të ekipit.
Ish-mesfushori i njohur gjerman, thekson se Dortmund duhet t’i kishte ofruar një kontratë Mario Mandzukic, sulmuesit kroat që është lojtar i lirë prej muajit korrik.
“Sinqerisht, unë do ta kisha marrë Mandzukic. Tani është e pamundur, por unë do i kisha ofruar një kontratë, Mario do të ishte një goditje e madhe“, deklaron Effenberg. /abcnews.al