orvegjia shpresonte shumë te kualifikimi në Euro 2021, por vikingët dështuan përballë Serbisë në gjysmëfinalen e Nations League. 90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim 1-1, por laciali Milinkovic-Savic shënoi në shtesa dhe i dhuroi kualifikimin ekipit të tij.
Erling Haaland nuk e fsheh zhgënjimin e madh në prononcimin e dhënë për TV2. Goleadori i Borussia Dortmund e donte me çdo kusht kualifikimin, por diçka e tillë nuk ndodhi, teksa 20-vjeçari nuk i kursen kritikat ndaj shokëve të skuadrës.
“Nuk u ndjeva i përfshirë në lojën e kombëtares. Jam në humor të keq, nuk u treguam mjaftueshëm të aftë. Zhgënjim i madh pasi kishim shanse të mira për t’u kualifikuar në Euro 2021“, deklaron Haaland. /abcnews.al