Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haaland apo Sancho? Hitzfled zgjedh një tjetër si talentin më të madh

schedule22:19 - 6 Nëntor, 2020

schedule 22:19 - 6 Nëntor, 2020

Ottmar Hitzfeld, trajneri i njohur që ka drejtuar me sukses edhe Bayern Munichm, së fundmi ka dhënë një intervistë për Ruhr Nachrichten dhe flet për shumë çështje. Talentet e së ardhmes ka qenë një prej temave dhe Hitzfeld thur lavde për tre talente të Borussia Dortmund.

“Haaland është një lojtar i pabesueshëm përpara portës. Ai ëshët dinamik, i shpejtë dhe ka mentalitetin e duhur”, thotë fillimisht trajneri, ndërkohë që nuk ndalet me kaq.

“E njëjta gjë vlen edhe për Sancho, i cili ka klas, teknikë, shpejtësi dhe vizion të jashtëzakonshëm të lojës. Megjithatë, për mua, talenti i së ardhmes është Gio Reyna”, mbyll Hitzfeld, i cili vlerëson maksimalisht amerikanin e verdhezinjve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!