Një mbret i ri i rrjetës.
Europa dhe gjithë bota kanë njohur kampionin e radhës të golit, I cili mori Këpucën e Artë për vitin që mbyllet.
Ky është Viktor Gjëkeresh, sulmues suedez me origjinë hungareze, që luan për Sportingun e Lisbonës.
Gjëkeresh mori mbi vete trashëgiminë e një Kristiano Ronaldo dhe një Lionel Mesi, duke lënë pas të gjithë konkurrentët e duke realizuar plot 62 herë në këta 12 muaj.
E pamundur për kampionë si Mbape, Salah, Vinisius apo Haland që të mund të mbanin ritmin e tij.
Gjëkeresh dha kontributin më të madh për Sportingun e Lisbonës që po jeton një epokë të shkëlqyer në Ligën e Portugalisë.
Po ashtu, edhe për kombëtaren e vendit të tij.
Natyrisht, ai nuk mundej të arrinte shifrat e jashtëzakonshme të një Lionel Mesi që në 2012 arriti në 91 gola, duke thyer rekordin e Gerd Mylerit, por gjithsesi, është një nga shënuesit më të mirë të 15 viteve të fundit.
Pritet që ai të largohet nga liga portugeze dhe të shkojë tek Mançester Junajtidi, për të ndjekur trajnerin e tij, Amorim./abcnews.al