Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Guxim në luftën ndaj krimit”, Britania e Madhe vlerëson kreun e SPAK, Altin Dumani. Në takim edhe kreu i ri i BKH

schedule16:10 - 9 Dhjetor, 2025

schedule 16:10 - 9 Dhjetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, si dhe drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata u pritën në takim nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), Graeme Biggar.

Gjatë vizitës, Biggar i ka dhënë një certifikatë mirënjohjeje Dumanit për lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe përpjekjet e tij për drejtësi.

“Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të Mbretërisë së Bashkuar, z. Graeme Biggar, këtë javë priti kreun e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (z. Altin Dumani) dhe Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (Joni Keta).

Z. Biggar i ka dhënë një medalje lëvdate z. Dumani për të njohur lidershipin e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën ndaj Krimit të Organizuar dhe në ndjekjen e drejtësisë.” thuhet në një postim të ambasadës britanike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!