Guxholli paralajmëron në Abc Live shtyrjen e Amnistisë Fiskale

schedule12:45 - 12 Tetor, 2022

schedule 12:45 - 12 Tetor, 2022

Mesa duket qeveria shqiptare, e shtyrë dhe nga kundërshtitë e ndërkombëtarëve, nuk ka një draft të vetëm për amnistinë fiskale por draft ligji i hartuar po rishikohet sërish. Këto janë deklaratat e ekspertes së ekonomisë Suzana Guxholli në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Duke diskutuar për kundërshtinë më të fundit të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku thuhet se vendi nuk i përmbush kushtet për realizimin e aministisë fiskale të propozuar nga qeveria.

Sipas ekonomistes së njohur Suzana Guxholli ‘ky kundërshtim i ndërkombëtarëve, është i përsëritur, që kur u hodh ideja në vitin 2019 të hartimit dhe aprovimit të një ligji të tillë, u paralajmërua qeveria të siguronte standartet ndërkombëtare për këtë lloj ligji’.

Për eksperten e ekonomisë Guxholli ‘aministia fiskale, nuk duhet të demonizohet per se, por filtrat dhe standartet në të cilat do të zbatohet kjo amnisti mungojnë’. Sipas Guxhollit, ka zëra që draft ligji i propozuar nuk është përfundimtar, dhe do të rishikohet.

“Kjo sepse paralajmërimi më i fundit i FMN është më i drejtëpërdrejta dhe më goditës, ku drafti pritej që pas dëgjesave publike do të kalonte në parlament. Edhe në vendet më të zhvilluara, aministia është rrezik më i madh për pastrimin e parave dhe për para që vijnë nga terrorizmi”, u shpreh Guxholli.

Në këto momente shqipëria nuk është e përgatirur dhe nuk dua ti hyj kësaj rruge, sepse është vendi që paragjykohet për drogën, imazh shumë të dobët në këtë drejtim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!