Guvernatori i Nju Xhersit i bën thirrje senatorit Menendez të jap dorëheqjen

schedule08:08 - 23 Shtator, 2023

schedule 08:08 - 23 Shtator, 2023

Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, kërkoi të premten që senatori Robert Menendez, i cili përfaqëson këtë shtet amerikan në Senatin amerikan, të japë dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion.

“Akuzat kundër senatorit Menendez dhe katër të tjerëve të përfshirë janë thellësisht shqetësuese,” tha ai në një deklaratë.

“Ata janë aq seriozë sa po rrezikojnë aftësinë e senatorit Menendez për të përfaqësuar popullin e shtetit tonë”, tha Phil Murphy, duke shtuar, “Prandaj, unë po bëj thirrje për dorëheqjen e tij të menjëhershme”.

Më herët, udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer njoftoi se senatori Menendez po largohet përkohësisht si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme pas akuzave se ai dhe gruaja e tij ishin korruptuar nga tre biznesmenë të Nju Xhersit.

Në njoftimin e tij, Schumer tha se Menendez, i cili nuk ka thënë se do të japë dorëheqjen nga vendi i tij në Senat, ka të drejtë për një proces të rregullt dhe një gjykim të drejtë. Ai shtoi se Menendez do të tërhiqej si kryetar i Komisionit “derisa çështja të zgjidhet”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!