Guvernatori i New Jork, Andrew Cuomo është akuzuar për ngacmim seksual nga një ish bashkëpunëtore e tij, aktualisht kandidate për drejtimin e një distrikti të Manhatan, Lindsey Boylan.
Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. Në një seri mesazhesh në Twitter ajo akuzon Cuomo-n se e ka ngacmuar prej vitesh, kur ajo punonte pranë tij si zv/sekretare për zhvillimin ekonomik dhe këshilltare speciale për guvernatorin mes 2015 – 2018-ës.
Ajo shkruan në profilin e saj në Twitter se shumë persona i kanë parë këto skena dhe nuk kanë bërë asgjë, ndërsa ajo vetë nuk dinte çfarë të priste.
Zëdhënësja e guvernatorit deklaroi për mediat se akuzat e Boylan janë thjesht të pabazuara. Por Boylan e përshkruan administratën Cuomo si një ambient toksik pune duke shtuar se bashkëpunëtorët e Cuomo janë të trembur për vdekje./abcnews.al