Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guterres: Vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës janë të papranueshme, të ndalen menjëherë

schedule14:03 - 11 Maj, 2023

schedule 14:03 - 11 Maj, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres i konsideron të papranueshme vdekjet e civilëve në Rripin e Gazës dhe bën thirrje që të ndalen menjëherë, tha zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

“Izraeli duhet të respektojë detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, të cilat përfshijnë përdorimin proporcional të forcës dhe marrjen e të gjitha masave paraprake të mundshme për të kursyer civilët”, tha Haq.

Më parë u raportua se Egjipti filloi ndërmjetësimin e bisedimeve të paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve për t’i dhënë fund përleshjeve në Gaza që kanë vazhduar dy ditët e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!