Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje palëve për dialog me Iranin, veçanërisht lidhur me programin e tij bërthamor. Ai ka theksuar se duhet të shmanget një krize që mund të ketë “pasoja shkatërruese për rajonin”.
Gjatë një konference për shtyp nga selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Guterres deklaroi se OKB-ja ka dënuar ashpër shtypjen e dhunshme që ka ndodhur në Iran.
“Po ndjekim me shqetësim diskutimet që janë në zhvillim dhe vlerësojmë se është thelbësore të vendoset një dialog për të arritur një marrëveshje, veçanërisht për çështjen bërthamore, në mënyrë që të shmanget një krizë që mund të ketë pasoja shkatërruese për rajonin”, u shpreh kreu i OKB-së.


