Guterres: Një luftë totale në Liban duhet të shmanget me çdo kusht

schedule17:51 - 1 Tetor, 2024

schedule 17:51 - 1 Tetor, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres këmbënguli sot për një armëpushim “të menjëhershëm”.

Guterres theksoi se një luftë totale në Liban duhet të shmanget me çdo kusht” sipas një njoftimi për shtyp nga zëdhënësi i tij.

“Duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i Libanit,” shtoi Stephane Dujarric, duke sqaruar se Antonio Guterres, i cili është shumë i shqetësuar për përshkallëzimin në Liban, kishte siguruar më parë kryeministrin në detyrë të Libanit se Kombet e Bashkuara “janë mobilizuar për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë në vend”.
“Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë kontaktet e tij dhe përfaqësuesit e tij në terren gjithashtu do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”, tha ai.