Guterres: Kërkoj lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve nga Hamasi

schedule21:26 - 24 Janar, 2024

schedule 21:26 - 24 Janar, 2024

Lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte i pengjeve të mbajtura nga Hamasi u kërkua sërish nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Kanë kaluar më shumë se 100 ditë që kur më shumë se 1200 njerëz u vranë në sulmet e tmerrshme terroriste të nisura nga Hamasi kundër Izraelit dhe më shumë se 250 njerëz u mbajtën peng.

Kërkoj sërish lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”, ka shkruar Guterres.

Ndërkohë, ditë më parë gjatë fjalimit të tij në Samitin e 3-të G77+Kinë në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, komentoi se ky grup shtetesh është një mekanizëm i rëndësishëm bashkëpunimi dhe zhvillimi për vendet e Jugut, pasi ka ofruar një zë të fortë për vendet në zhvillim në skenën botërore.

Sot, ju jeni grupi më i madh në jugun global dhe përfaqësoni 80% të popullsisë së botës. Solidariteti dhe bashkëpunimi juaj është thelbësor për ndërtimin e një bote të qëndrueshme, paqësore dhe të drejtë për të gjithë”, vazhdoi Guterres.

Kreu i organizmit ndërkombëtar u tha udhëheqësve të jugut global se nevojitet një reformë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të siguruar që vendet e jugut të përfaqësohen më mirë./abcnews.al