Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi të dielën se është thellësisht i tronditur nga fakti se dy shkolla të OKB-së u goditën brenda një periudhe prej më pak se 24 orësh në Rripin e Gazës, duke rezultuar në vdekjen ose plagosjen e dhjetëra civilëve, kryesisht gra dhe fëmijë, që kërkuan strehim.
“Qindra mijëra civilë palestinezë po kërkojnë strehim në objektet e OKB-së në të gjithë Gazën për shkak të përshkallëzimit të luftimeve. Ju siguroj se objektet tona janë të paprekshme”, tha Guterres.
Sipas tij, lufta mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, të cilët sundojnë Gazën, po shkakton “një numër tronditës dhe të papranueshëm viktimash mes civilëve”. Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar./abcnews.al