Guterres apel të fortë: Siria të shkojë drejt një zgjidhjeje politike

schedule07:17 - 23 Janar, 2020

schedule 07:17 - 23 Janar, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një takim jozyrtar me anëtarët e Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje Sirisë që të shkojë drejt një zgjidhjeje politike, ndryshe vendet donatore nuk mund ta mbështesin rindërtimin e vendit.

“Unë do të doja të bëja një apel të fortë, ne duhet të ecim përpara drejt një zgjidhjeje politike”, tha Guterres.

“Hapi i parë shumë i rëndësishëm është të zhbllokojmë punën e Komitetit Kushtetues, i krijuar nga OKB  bashkë me Sirinë, pavarësisht nga vështirësitë e shumta”, shtoi ai.

Në fund të dhjetorit, i dërguari i OKB-së për Sirinë, Geir Pedersen, paraqiti para Këshillit të Sigurimit një pamje të zymtë të punës së këtij Komiteti, takim i organizuar në fund të tetorit dhe që kishte për detyrë të rishikonte Kushtetutën siriane. Ndërkohë në nëntor, takimi i dytë i këtij organi u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me përcaktimin e rendit të ditës dhe programit të punës, i provokuar, sipas diplomatëve perëndimorë, nga Damasku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!