Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal ndaj një 59 vjeçari, i cili kishte hapur gurore pa leje në një tokë publike.
Sipas policisë mësohet se është nisur procedimi penal për 59 vjeçarin banues në Dropull, Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi dyshohet se ka kryer punime për shfrytëzim e një guroreje, në tokë publike, në fshatin Jorgucat.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 59 vjeçarin, banues në Dropull, Gjirokastër, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi dyshohet se ka kryer punime për shfrytëzim e një guroreje, në tokë publike, në fshatin Jorgucat, Dropull”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al