Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Gurët e shtëpisë sime/ Zogaj: “Vajzë vendi e djathë Kelmendi”

schedule19:01 - 22 Mars, 2026

schedule 19:01 - 22 Mars, 2026

Zogaj, fshati, buze liqenit të Shkodrës, po merr më shumë zhvillim veçanërisht në turizëm, me ndërtimin e rrugës së re panoramike. Fshati i bukur e ka ruajtur origjinalitetin dhe shprehja vendase këtu është: “Vajze vendi e djathe Kelmendi”. Peshkatari Valmir Valeci, shkon çdo dite ne liqen, qe ne 4 te mengjesit. Sot ka kapur një peshk që quhet karasat, i sjellë si rasat nga kinezët në vitet 70’. Varkat prodhohen ne Shiroke, kushton deri ne nje milion leke. Lundrojmë në liqen deri në kufirin me Malin e Zi, me Nail Mulikën, që na shpjegon se peshku i liqenit eshte natyral dhe se kjo është nga zonat me te bukura te Shqiperise.

Dy fëmijë i ka në emigracion dhe i pret me mall. Tespixhja është ëmbëlsira e zonës, me arra. Shumica ne zone merren me peshkim, grate me qilimat. Gjuetia e paligjshme e ka demtuar liqenin, megjithatë krapi është peshku kryesor. Naili na flet për izolimin ne kohen e diktatures, kur në Zogaj shkohej me pashaporte. Ishujt te gjithe iu dhane Malit te Zi, e ndane Fuqite e Medha, na thotë Naili. “Vendi jot eshte i joti, çohem nadje, shoh liqenin,” shton. Rruga e re dhe dogana në Zogaj pritet të sjellë me shume zhvillim dhe punesim. Bashkëshortja Klodjana Dibra, Muluka, është shkodrane, e martuar në Zogaj.            “Dashnia s’pyt”, “kam enderruar gjithmone liqenin dhe malin,” na thotë. Flasim me të pranë pusit 300 vjeçar të Zogajt, ku shihen ende vijat e litarit. Gratë zbukuroheshin dhe vishnin boçen e kuqe per te shkuar per te mbushur uje. Pak më tej është punishtja e qilimave, ku Nebije Qotaj, na thotë se tradita eshte art, punesim, zhvillim. Rruga e re është shumë e rëndësishme. “Na ka ardhe i’tu te dera, vijne turistat”, na thotë. Qilimat punohen me porosi, gratë kane punuar me pare ne nderrmarrjen artistike, që ishte ne xhami pas vitit 1967 dhe punohej per eksport. “Eshte mire me jetu ne vendin tand”, na thotë. Valbona Qotaj, Zogaj ka punuar që 20 e sa vjet ne tezgjah. “Ishalla na len Zoti edhe 20 vjet te tjera”, na thotë. Fijet e leshit të deles punohen në pajisje 100 vjeçare dhe duhen 10 procese pune deri tek qilimat e perfunduar.

“Bohen 10 kg fije leshi per nje qilim”. Bukuria panoramike e Zogajt të lë pa frymë, me     Taraboshin, Cukalin dhe liqenin e Shkodres, bashke ne nje vend.Turistët këtu vijnë që nga Evropa deri ne Japoni dhe Izrael dhe ushqimi tradicional është tava e krapit që behet me kumbulla te thara.   / abcnews.al /  



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!