Gurë, mbeturina dhe inerte në bregdetin e Himarës, 2 mln lekë gjobë subjektit privat

schedule17:55 - 22 Maj, 2020

schedule 17:55 - 22 Maj, 2020

Një subjekt privat është gjobitur me 2 milionë lekë gjobë pasi ka dëmtuar vijë bregdetare të Himarës.

Policia bën me dije se subjekti privat në pronësi të A.B., 44 vjeç kishte bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia.

Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital./abcnews.al