Kristian Koroveshi, ish student i Arteve e përshkruan si profesor të jashtëzakonshëm Gulielm Radojën. Aktori i mirënjohur ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi nuk mundi të fitojë betejën me koronavirusin.
Në një lidhje direkte me Radar Informativ, Kristian Koroveshi thotë se për të ka qenë një ditë e trishtë kjo e sotmja. Profesorin e tij, ai e kujton si njeri me dimensione të mëdha, me shumë humor dhe dashamirës.
“Kam dashur të kujtoj të gjitha momentetet e bukura me profesorin. Të gjitha diskutimet tona profesionale dhe njerëzore. Ka qenë një nga njerëzit e jashtëzakonshëm.
E bënte dimensioni tij njerëzor dhe human. Ai thoshte unë jam njeriu, dhe më andej ishte pedagogu. Marrëdhënia me të ishte e tillë sepse ai e njihte qenien njerëzore. Ishte mbi të gjithë mbështetës, e cila kaloi edhe pas kohës kur isha student i tij.
Projekti i fundit që kemi punuar bashkë ka qenë rreh një vit e gjysmë në parë në Korçë. Ishte njeri dashamirës dhe i jashtëzakonshëm. Humori i tij ishte fin. Një dimension që i kalon kufijtë. E kam marrë vesh nga televizioni që ishte sëmurë. Gëzohej kur studentët ecnin përpara. Ruaj mbresa që do të më shoqërojnë kudo,” shprehet ai. g.v/abcnews.al