Elseid Hysaj mbyll kontratën me Napolin në verë dhe e ardhmja e tij me shumë mundësi do të jetë larg “Diego Maradonas”, ku kaloi 6 sezonet e fundit.
Fiorentina flitet të jetë një nga klubet e interesuara për të dhe janë raportuar se kanë nisur edhe negociata, por Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit tregon se nuk ka pasur kontakte.
Për yllin e kombëtares sonë ka interes nga klube edhe më të mëdha si Atletico Madrid, Sevilla, Real Madrid apo Roma dhe Fiorentina do e ketë shumë të vështirë.
“Askush nga Fiorentina nuk më ka telefonuar për Elseid Hysajn. Jemi në prces në disa negociata me klube të ndryshme dhe do i shohim hollësisht pas një muaji.
E kam thënë edhe më parë, Gattuso duhet të qëndrojë te Napoli. Me një ekip si të kaltrit, ai mund të luftojë për titullin kampion sezonin e ardhshëm”, u shpreh Giuffredi. /abcnews.al