Gucci thyen stereotipet e bukurisë

schedule16:39 - 5 Nëntor, 2021

schedule 16:39 - 5 Nëntor, 2021

Në një kohë kur lufton të gjitha stereotipet, moda, si një organizim i qëndrueshëm shoqëror, luan një rol të rëndësishëm në përjetësimin e pozitvitetit të trupit, duke frymëzuar çdo grua që ta pranojë veten ashtu siç është.

Vitet e fundit, shtëpitë e modës kanë reflektuar dhe kanë përfshirë gjithnjë e më shumë modele që sfidojnë perceptimet tradicionale. Shembulli më i fundit është shfaqja e Gucci për pranverën 2022, ku për herë të parë në histori kishte zgjedhur modele me forma të kolme.

Ndër ta ishte dhe Tess McMillan nga Teksasi, e cila dukej si një princeshë goth me pamjen e saj, me fustanin rozë midi saten. Karriera e saj nisi në moshën 18-vjeçare përmes Instagramit, kur fotografja Heather Hazzan e prezantoi në botën e modës.

Që atëherë ai ka bashkëpunuar me shumë kompani si Khaite, Coach, Simone Rocha dhe tani edhe Gucci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!