Trajneri i Manchester City, Josep Guardiola, ka diskutuar edhe një herë me shtypin për një tripletë të mundshme.
Qytetarët janë një hap larg fitimit të Ligës së Kampionëve dhe FA Cup, gjithçka që mbetet është të fitojnë finalet përkatësisht kundër Interit dhe Manchester United. Në Premier League, skuadra e Guardiolës është katër pikë përpara Arsenalit me një ndeshje më pak.
“A do ta ndiej misionin tim të kryer nëse fitojmë tripletën? Nëse ia dalim, ma bëni sërish këtë pyetje dhe unë do t’ju tregoj se si ndihem dhe çfarë mendoj për këtë”, citon Sky Sports fjalët e trajnerit spanjoll. /G.D abcnews.al/