Pep Guardiola sërish kundër presidentitt e juventusit Andre Agnelli. Pas refuzimit për t’u ulur në stolin e bardhezinjve për sezonin e ardhshëm, trajneri spanjoll ka dalë kundër Anjelit për krjimin e Superligës Europiane. Numri një i skuadrës së Juventusit kërkon që ky kompeticion të ngrihet sa më shpejt dhe parashikohet se do të zëvendësojë Champions League, ndërkohë që ndeshjet të zhvillohen në fundjave. Në lidhje me çështjen në fjalë janë prononcuar shumë personazhe të rëndësishme nga futbolli ku Pep Guardiola është i fundit që ka refuzuar krijimin e kompeticionit të ri. Sipas trajnert të Manchester Sitit kjo do të dëmtonte kampionatet e ulëta.
“Nuk jam dakord që të krijohet Superliga Europiane pasi do të vriste kampionët që kanë një nivel më të ulët. Nëse heqim Real Madrid dhe Barcelonën në Spanjë, atëherë kush do të paguajë për të drejtat televizive në La Liga. Kjo është në disfavor për Ligat e ulema”, tha Pep Guardiola. /ABC News Albania 24/7