Manchester City u shokua në shtëpi nga Wolves, duke u mposhtur me rezultatin e pastër 0-2. “Cityzens” nuk arritën të ruanin ritmin e Liverpoolit kryesues dhe tashmë e shohin veten plot 8 pikë larg tyre. Pas kësaj humbje, trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë, Pep Guardiola, tha:
“E fillluam ndeshjen mirë, luajtëm lojën tonë dhe rrezikuam disa herë, por u futëm në panik kur ata kundërsulmonin. Nuk ishim në maksimumin tonë, ishte një ditë e errët për ne. Askush nuk mori përsipër përgjegjësi për të goditur, për të ndërtuar diçka.
Mungoi fantazia, topi nuk lëvizte shpejt. Kishim disa probleme me lojtarët e sulmit. Ne jemi një skuadër që luajmë një futboll specifik dhe kur nuk funksionon, nuk funksion. Ta pranojmë rezultatin. Tani kemi pushimin e kombëtareve dhe kur të rikthehemi, do të analizojmë gjithçka dhe do të rifillojmë sërish”, u shpreh Guardiola./abcnews.al