Trajneri i Manchester City, Josep Guardiola, i është përgjigjur një pyetjeje interesante në një konferencë për shtyp. Spanjolli është pyetur nëse beson se në akuzat ndaj “qytetarëve” kanë pasur gisht edhe klube të tjera.
Kujtojmë se javën e kaluar Premier League publikoi një listë me më shumë se 100 shkelje të supozuara të rregullave financiare të Manchester City, shkruan abcnews.al.
“Po sigurisht. Kjo është Premier League”, tha Guardiola.
Pas kësaj, gazetarët i kërkuan trajnerit spanjoll të sqarojë pozicionin e tij.
“Duhet të kontaktoni me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy. Bëjini atij këtë pyetje”, tha timonieri i Manchester City.
Më pas, Guardiola u pyet nëse rivalët duan ta shohin Manchester City të përjashtuar nga Premier League.
“Është e vështirë për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Shumë klube bëjnë propozime dhe ne akuzohemi. Është e qartë se tifozët e klubeve të tjera duan që ne të përjashtohemi. Ata besojnë se ne jemi sjellë gabim”, tha Guardiola. /G.D abcnews.al/