Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola, festë në “Bernabeu”/ Real mundet nga Man City në Ligën e Kampionëve, kriza vazhdon

schedule13:02 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 13:02 - 11 Dhjetor, 2025

Nuk u masakruan pas kësaj humbjeje. Reali I Madridit vërtet pësoi një tjetër disfatë, sërish në shtëpi, por gjithsesi të përditshmet e kryeqytetit spanjoll nuk iu hodhën në fyt.

Përtej shifrave 1-2 ndaj Mançester Sitit, në “Bernabeu” u pa një ekip tjetër, më pozitiv, më luftarak, edhe pse ylli kryesor Kilian Mbape nuk ishte në fushë.

Kapiteni I Francës ishte i dëmtuar dhe gjigandëve spanjollë nuk u mjaftoi goli I avantazhit nga sulmuesi brazilian, Rodrigo.

Siti I Guardiolës ishte më I fortë dhe në moment më të mirë.

Niko O’Rilli dhe Erling Haland me penallti realizuan përmbysjen që në pjesën e parë në një ndeshje ku anglezët mbajtën më shumë topin, dhe ishin më të rrezikshëm me shumë më tepër gjuajtje në portë, edhe pse Reali provoi të godiste më shumë.

“Pa kredit”, është titulli lakonik i së përditshmes “Marka”: Tjetër humbje që e dëmton edhe më shumë Shabin! Madridi me sjellje më të mirë, por pa futbollin e duhur!”

“Përmirësim pa shpërblim”, – komenton “AS”, – Madridi pa Mbapenë e pastron imazhin, por dy gabime në mbrojtje I kushtuan ndeshjen! Shabi nuk I qorton lojtarët”

Pikërisht “AS”, shfaq në kanalin e vet videon e përqafimit të Pep Guardiolës me Shabi Alonson, duke nënkuptuar se tifozëve nuk u pëlqeu që shkelën stemën e Realit.

E përditshmja e Mançesterit “Ivning Njuz” shkruan se Guardiola i dërgoi një mesazh Championsit me fitoren në Madrid, ndërsa lavdëron portierin Donaruma.

Tekniku i Sitit padyshim që ishte i lumtur. “Nuk mund të shkonte më mirë. Ne e dimë se në “Bernabeu” është e vështirë. Pesë apo gjashtë lojtarë luajtën për herë të parë këtu, e ndoshta nuk ishin gati për të qenë në maksimum. Gjithsesi, ky është një proces dhe ne kemi mjaft futbollistë të rinj. Kuptohet kur fiton këtu duhet të jesh I lumtur, sidomos kur mendon për pikët, kemi 15 deri tani. Është në dorën tonë që të përfundojmë në 8 vendet e para, që është edhe objektivi, dhe fitorja këtu pas asaj që ndodhi me Leverkusenin, ishte e rëndësishme”.

Mançester Siti është në vendin e katërt në renditjen fazës së grupit në Champions, me 13 pikë dhe pranë kualifikimit direkt, por edhe Reali nuk është keq. Madrilenët janë brenda tetëshes së parë, në pozicionin e shtatë me 12 pikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!