Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli në konferencë për shtyp para sfidës kundër Burnley. Strategu spanjoll foli për situatën që po kalon ekipi i tij, sfidën kundër Burnley dhe rolin e Fernandinhos, që po kritikohet së tepërmi kohët e fundit.
SITUATA – “Më pëlqen mënyra sesi luajtëm ndaj Neëcastle. Ne kishim një plan dhe e zbatuam. Bëmë absolutisht gjithçka për të fituar atë ndeshje. Ata kishin nëntë lojtarë në zonën e tyre, kështu që ishte e vështirë. Jam shume i kënaqur me situatën që po kalojmë, asnjë problem”.
BURNLEY – “Ne duhet të përqendrohemi te Burnley. Unë mendoj se jemi duke punuar shumë mirë. Rodri? Po, ai do të jetë i gatshëm. Ata janë një ekip që luajnë me skemën klasike 4-4-2, do të jetë e vështirë për t’i mundur”.
FERNANDINO – “Nuk është ai problemi, kur mundëm Chelsean, të gjithë thoshin se Ferna ishte fantastik. Por nëse nuk fitojmë, njerëzit thonë se është për shkak të Fernandinhos. Ai luan në qendër të mbrojtjes sepse është vendimi im! Nëse vendos që ai të luajë në një pozicion tjetër, ai do të luajë në një pozicion tjetër. Ai është i shpejtë dhe e lexon lojën shumë mirë”, përfundoi Guardiola.
MERKATO E JANARIT – “Nuk dua asnjë lojtar në janar. Spekulimet që do të bëjmë merkato nga frika e humbjes së titullit, janë absurde”./abcnews.al