Guajana/ 15 vjeçarja do të përballet me 19 akuza për vrasje pas zjarrit në shkollë

schedule09:00 - 30 Maj, 2023

schedule 09:00 - 30 Maj, 2023

Një  adoleshente të cilën policia në Guajana e akuzon për ndezjen e qëllimshme të zjarrit në një konvikt vajzash që vrau 18 shokët e shkollës dhe një djalë pesëvjeçar, është akuzuar si e rritur me 19 akuza për vrasje.

Ajo u urdhërua të mbahej në paraburgim në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore.

Hetuesit pretendojnë se ajo ndezi zjarrin në shkollën e mesme Mahdia më 21 maj pasi ishte zemëruar me administratoren e konviktit sepse i kishte marrë celularin.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet burgim të përjetshëm. Zjarri në shkollë filloi pak para mesnatës. Të pesë dyert e konviktit thuhet se ishin mbyllur nga brenda. Më shumë se dy duzina persona u plagosën.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Guajanës, Gerald Gouveia, ka thënë se administratorja e konviktit mbylli të gjitha dyert për të parandaluar vajzat, të cilat ishin të moshës 12 deri në 18 vjeç, të dilnin fshehurazi, dhe se ajo ishte në panik dhe ngatërroi çelësat kur ndërtesa u përfshi nga flakët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!