Guaido: Ndihmat humanitare do të hyjnë në Venezuelë para 23 shkurtit

schedule13:48 - 13 Shkurt, 2019

schedule 13:48 - 13 Shkurt, 2019

Ndihmat humanitare në Venezuelë do të hyjnë brenda datës 23 shkurt. Është ky premtimi I bërë nga Huan Guaido kryetar i parlamentit të vendit gjatë një proteste në Karakas.

Huan Guaidò, kryetari i parlamentit venezuelian që ka marrë dhe pushtetin e ekzekutivit, deklaroi se ndihmat humanitare që I ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar do të hyjnë në vend para datës 23 shkurt. Duke folur në përfundim të një proteste massive në Karakas, Guaido tha se duke filluar që nga e shtuna e ardhshme do të nisë procesi i organizimit për hyrjen në vend të ndihmave humanitare. Lideri anti Chavez konfirmoi se përvec pikës së kalimit në kufi me Kolumbinë do të lirohet dhe një pikë tjetër në kufi me Brazilin. Sipas tij 250 mijë persona janë regjistruar në programin e vullnetarëve të cilët do të mbledhin ndihma humanitare. Guaido premtoi se ndihmat do të hyjnë patjetër në vend dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. /abcnews.al