“Grushtin e shtetit nuk e bënë gylenistët”: “Dyshi” i qeverisë së Erdoganit trondit Turqinë

schedule10:16 - 3 Shkurt, 2021

schedule 10:16 - 3 Shkurt, 2021

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë ditës së djeshme në media duke tronditur të gjithë shoqërinë turke.

I ftuar në një emisionin “Haber Global” Soylu, i cilësuar si njeri i dytë më i fuqishëm në qeverinë turke pas Erdoganit për shkak të lidhjeve të tij të forta me “nëntokën”, tha se grushti i shtetit nuk është kryer nga gylenistët.

Soylu u shpreh gjatë emisionit se në të vërtetë, grushtin e shtetit e bënë amerikanët.

“Ju vërtetë mendoni se grushtin e shtetit e bëri FETO?”, pyeti ministri turk duke mos e lejuar gazetarin të vijonte pyetjen tjetër, ndërkohë që të njëjtën fjali e përsëriti dy herë.

Kaq është dashur që pas kësaj deklaratë në Turqi të shpërthejë debati se “nëse grushtin nuk e kanë bërë gylenistët, siç pretendon qeveria turke, atëherë përse gjenden në burgje dhjetra mijëra qytetarë?”.

Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm përbën një ndryshim 180 gradë në politikën e vendit pasi deri më tani qeveria e Erdoganit pretendonte se grushti i shtetit ishte bërë nga gylenistët duke nisur më pas një përndjekje të madhe përmes burgosjes, përdhunimeve, rrëmbimeve dhe zhdukjes së personave.

Më herët, agjenci inteligjence si BND e Gjermanisë apo CIA kishin deklaruar se nuk ka prova që grushtin e bënë ushtarakët gylenistë në ushtri, megjithatë e deklaruar kjo nga goja e ministrit të Brendshëm përbën një kthesë të madhe në qendrimin e Turqisë ndaj asaj që ndodhi në 15 korrik 2016.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani në Turqi pas kësaj deklarate, e cila i ka surprizuar të gjithë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!