Nga Shashi Tharoor, Gulf News
Hera e fundit që ushtria e Mianmar ndërhyri në zgjedhjet e përgjithshme ishte në vitin 1990.
E njëjta gjë ndodhi përsëri në 1 Shkurt, kur Suu Kyi, tani udhëheqësja de facto e vendit, dhe politikanë të tjerë, përfshirë ministrat e NLD, u arrestuan në një sulm të paepur.
Ushtria mori përgjegjësinë, shpalli një gjendje të jashtëzakonshme një vjeçare dhe menjëherë transferoi pushtetin te komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, gjeneral Min Aung Hlaing. nënpresidenti Myint Swe, një ish gjeneral, u emërua president.
Edhe një herë, zyrtarët e Mianmarit, të cilët qeverisën vendin nga 1962 në 2011 dhe përjetuar së bashku me udhëheqësit civilë një tranzicion politik gjatë dekadës së fundit, e kanë bërë të qartë pakënaqësinë e tyre për demokracinë.
Zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të kaluar rezultuan në një fitore tjetër të madhe për NLD të Suu Kyi, e cila fitoi 396 nga 476 vende të kontestuara parlamentare dhe kufizoi frontin politik të ushtrisë, Partinë e Solidaritetit dhe Zhvillimit, në vetëm 33.
Megjithëse ushtria hodhi menjëherë dyshimet se zgjedhjet ishin manipuluar.
Kushtetuta e Mianmarit para vitit 2001, i ka garantuar ushtrisë një të katërtën e vendeve në parlament, i ka dhënë një kontroll mbi ministritë kryesore dhe ka skualifikuar njerëzit me bashkëshortë ose fëmijë të huaj që të bëhen president, gjë që e pengoi Suu Kyi të merrte detyrën.
Demokracia e Mianmarit ishte në progres, por kjo ndaloi në mënyrë të ashpër. Në fakt, ushtria organizoi grushtin e shtetit në ditën që u planifikua të mblidhej parlamenti i sapo zgjedhur.
Ngjarjet e fundit në Mianmar nuk janë të pashembullta. Që kur vendi fitoi pavarësinë në 1948, ushtria, tani e njohur si Tatmadaw, ka mbajtur pushtetin për shumë gjatë në krahasim me udhëheqësit civilë. Vetë Suu Kyi qëndroi për 15 vite nën arrest shtëpiak gjatë vitit 1989 , deri në lirimin e saj në nëntor 2010 dhe fitoi çmimin Nobel për Paqen në 1991 si një ikonë e rezistencës.
Pas lirimit të saj, ajo ushtroi presion dhe autoritet nën aranzhimet kushtetuese të ndarjes së pushtetit që rrënjosnin ndikimin e ushtrisë dhe madje lejuan ushtrinë të ndërmjetësonte në vendimet e qeverisë kur ishte në interes kombëtar.
Ishte një bashkëjetesë e vështirë, e ndërlikuar më tej nga kontrasti midis imazhit të Suu Kyi në sytë e njerëzve dhe jo-popullaritetit të fytyrës së gurtë të ushtrisë.
Por dukej se po funksiononte. Suu Kyi bëri kompromise politike, duke mbështetur ushtrinë në debatet e hidhura globale mbi persekutimin e pakicës myslimane Rohingya të Minamar.
Fuqia e Suu Kyi po rritej, veçanërisht në sytë e admiruesve të saj perëndimorë, dhe në komunitetin e të drejtave të njeriut, të cilët e konsideruan fushatën brutale ushtarake të Mianmar kundër Rohingya si spastrim etnik dhe madje si gjenocid.
Në dëshminë e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, refuzoi të shqiptojë fjalën “Rohingya”, duke mbështetur pikëpamjen e shumicës në Mianmar, se viktimat ishin “të ardhur” nga Bangladeshi dhe jo një pakicë etnike.
Kritikët akuzuan Suu Kyi për gjithçka, duke filluar nga shovinizmi deri te racizmi, ndërsa mbështetësit argumentuan se pragmatizmi i saj ishte mënyra e vetme për të çuar përpara demokracinë në një vend ende nën ndikimin e ushtrisë.
Përfshirja e saj në aranzhimet që lanë qindra të burgosur politikë në burg, duke vazhduar të ndëshkonte pakicat etnike zhgënjeu shumë persona duke bërë që Amnesty International t’i hiqte çmimin më të lartë në 2018 dhe duke bërë thirrje që t’i hiqej gjithashtu edhe Çmimi Nobel për Paqe.
Pas arrestimit të fundit të Suu Kyi, akuzat kanë marrë fund. Shumë qeveritarë kanë shprehur shqetësim dhe kanë kërkuar lirimin e saj dhe rivendosjen e demokracisë.
Nga ana tjetër, ushtria thekson se veprimet e saj janë kushtetuese.
Për një kohë të gjatë, India pa dyshim ka mbështetur demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut në Mianmar – dhe jo vetëm retorikisht, si kritikët perëndimorë të regjimit.
Kur SLORC shtypi me dhunë një kryengritje popullore mbarëkombëtare në 1988, qeveria indiane fillimisht ofroi azil për studentët që po iknin, i lejoi ata të operonin lëvizjen e tyre të rezistencës, brenda Indisë (me disa ndihma financiare) dhe mbështeti një gazetë pro-demokracisë dhe një stacion radio.
Por më pas Kina u “bë pjesë” e Mianmar dhe Pakistani nuk bëri asnjë përpjekje. Ndërtimi i portit kinez dhe zbulimi i depozitave të mëdha të gazit natyror në Mianmar është një rast i tillë. Si rezultat, udhëheqësit indianë gjetën strehim në regjimin e Yangon.
Shumica në Indi besojnë se vendi duhet të mbështesë demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të tjerët këshillojnë pragmatizmin si mënyrën më efektive për të shmangur përsëritjen e pengesave të periudhës 1988-2001.
“Unë kam një ndjesi që askush nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë atë që do të vijë më pas,” shkroi në Twitter historiani i njohur Burman Thant Myint-U pas grushtit të shtetit.
“Dhe mos harroni se vendi i Mianmarit është i mbushur me armë, me ndarje të thella etnike dhe fetare, ku miliona njerëz mezi mund të ushqehen.” Kjo duhet të jetë në mendjen e të gjithëve”. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al